Alarm botëror! Koronavirusi ia kalon SARS-it – 813 të vdékù

Advertisment

Një hov të frikshëm duket se ka marrë rritja e bilancit të viktimave nga koronavirusi në Kinë.

Nisur nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave aktualisht ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke u marrë jetën 774 njerëzve.

Reklame

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.