‘Shengeni Ballkanik’, Zaev: Tash na është bashkuar edhe Kosova

Advertisment

Në afat sa më të shpejtë kohor do të vazhdojnë aktivitetet për hapjen e pikës kufitare që lidh Llojanin dhe Miratovcin, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e një zone të re industriale. Ai theksoi se marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar kohë më parë, por për shkak të situatës me pandeminë aktivitetet janë shtyrë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Reklame

“Ish kryeministri Oliver Spasovski ka nënshkruar marrëveshjet me Serbinë që nga koha kur ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, por për shkak të situatës me pandeminë i kemi prolonguar ato, por marrëveshjet janë të nënshkruara dhe unë besoj që në takimet e para që do ti realizojmë me Serbinë ndër temat kryesore do të jetë pika kufitare që lidh Llojanin dhe Miratovcin, sepse kemi vërtetuar të dy palët që do të punojmë për këtë pikë kufitare”

Zaev potencoi se nga fundi i muajit shtator deri në fillim të muajit tetor do të realizojë takim me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të diskutuar në lidhje me projektin e bashkëpunimit rajonal.

ZORAN ZAEV, KRYEMINSITËR

Unë pretendoj të takohem me kryetarin Vuçiç, nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit në një takim bilateral për të diskutuar në lidhje me vazhdimin projektit për bashkëpunimin rajonal që e kemi hapur, e dini që na është kyçur edhe Kosova së fundmi, kryetari i Malit të Zi ka qenë në mbledhjet e fundit dhe një nga anëtarët presidencial nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryetari i tyre i Këshillit Nacional”

Kryeministri Zoran Zaev dekaroi se edhe pse gjendemi në situatë të pandemisë, duhet të vazhdohet me punë, në mënyrë administrative duhet t’i largojmë barrierat, mbi të gjitha ato të pikës kufitare./SHENJA