Shënohen 54 raste të reja me koronavirus, 1 në Tetovë

Advertisment

Prej gjithsej 710 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 54 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25, Shtip 1, Prilep 10, Tetovë 1, Veles 2, Gostivar 1.

Reklame

Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 908.

Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë. Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shtatori”.

Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 44.