Shënohet Dita Botërore e Tokës

22 Prilli shënon Ditën Botërore të Tokës, ditë kjo e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për celebrimin, mbështetjen dhe mbrojtjen e natyrës si dhe nënvizohet mundësia e ndërgjegjësimit të shoqërisë globale për sfidat e mirëqenies së planetit.

Kjo ditë nderkombëtare e e gjenë Tetovën me lajmin e bujshëm të prerjes së drunjëve në rrugën ‘Strasho Pinxhur’ që revoltoi organziatat jo qeveritare për mbrojtjen e natyrês por edhe shumicën e qytetarëve.

Reklame

Në lidhje me këtë rast reaguan qytetarët e në veçanti Hamdi Bajrami – këshilltari i listës ‘Më mirë për Tetovën’ ku i njëjti pati dhe një përballje me z.Kasamin përball mediave.

Të njejtin mendim ndajnë edhe botanistët në RMV të cilët kërkojnë përgjegjësi nga institucioni kompetent, sipas tyre e njëjta situatë është vërejtur shpesh edhe në Malin Sharr, ku reagimi për mos prerjen e drunjëve është hasur në vesh të shurdhër, andaj shpresojnë se me shpalljen e të njejtit park nacional këto probleme do tē mënjanohen.

Gjithashtu botanistët vlerësojnë se me prerjen e drunjëve, toka po na ‘hakmerret’ me anë të vërshimeve dhe tërmeteve që mund të kemi dëme materiale si dhe më e keqja humbjen e jetëve të njerëzve.

Ndryshe, në lidhje me prerjen e drunjëve disa vjeçar qytetarë të shumtë në Tetovë kanë reaguar në rrjetet sociale, ku kërkojnë përgjegjësi si dhe ky vendim nga Komuna do të pasohet me protesta./tetova1/