Advertisment
Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndëruar jetë gruaja nga Dibra që prej të parave ishte transferuar në këtë Qendër Klinike.
Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në respirator. I hospitalizuar është edhe bashkëshorti i saj.
Reklame
Ata dolën pozitiv më 6 mars, pasi më 27 shkurt ishin kthyer nga Bresha e Italisë.
Së pari të dy ishin në gjendje stabile, por pastaj gruas iu përkeqësua gjendja dhe u vendos në respirator. Ajo tanimë është viktima e tretë në Maqedoni nga korona virusi.
Ndryshe në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 29 raste të reja me korona virus, me çka numri i përgjithshëm tani është 177 persona./Zhurnal.mk