Shënohet rekord ditor i víktímave nga koronavirusi

Advertisment

Numri i personave të vd ekur nga coronavirusi e ka kaluar shifrën prej një mijë njerëzve të martën. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 108 víktíma të reja.

Coronavirusi ka shkaktuar pengesa në punën e bizneseve dhe fabrikave të mëdha në njërën prej ekonomive më të mëdha të botës. Qindra firma kineze kanë thënë se do të kenë nevojë për miliarda dollar hua për t’u ballafaquar me efektet e virusit të rrezikshëm.

Reklame

Për një ditë u shënuan 2 478 raste të reja të infektimeve vetëm në territorin e Kinës, duke e çuar në 42 mijë e 638 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar. Sidoqoftë, kjo shifër ishte më e vogël në krahasim me ditën paraprake, kur u konfirmuan 3 mijë e 62 persona të infektuar.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tash jashtë Kinës janë shënuar 319 raste të infektimeve dhe dy persona njëri në Hong Kong e tjetri në Filipine kanë ndëruar jetë.

Më shumë se 300 kompani kineze kanë kërkuar hua prej 8 miliardë dollarësh në banka për shkak të krizës së shkaktuar nga masat për kufizimin e lëvizjes së banorëve, shkruan “Reuters”.

Në epiqendrën e virusit, në provincën Hubei, në 24 orët e fundit u raportuan mbi dy mijë raste të reja të infektimeve dhe 103 persona të vd ekur.