Shënohet v iktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, vdes një 86 vjeçar

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 86-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.

KOHA mëson se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus.

Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike.