Shënohet vi ktima e dytë nga aksidenti në Shkup, ndërroj jetë fëmija 10-vjeçar

Advertisment

Është regjistruar edhe viktima e dytë nga aksidenti fatal në Trubarevë të Shkupit. Pas shoferit të motoçikletës, jetë ka ndërruar edhe fëmija 10-vjeçar, i cili nga lëndimet e marra ishte transferuar në spital.

Aksidenti ka ndodhur kur një makinë e tipit BMW fillimisht ka goditur një motoçikletë, më pastaj ka goditur fëmijën afër stacionit të autobusit.