Advertisment
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se tashmë është shënuar vi ktima e dytë nga virusi korona në Shqipëri.
Personi i ndjerë është një 66 vjeçar nga Lushnja i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në repartin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Reklame
Pacienti vuante nga disa sëmundje të ndryshme si sëmundjet kardiake, edemë pulmonarë dhe sëmundje të veshkave.
Personi i parë që ndërroi jetë nga virusi korona në Shqipëri ishte një 73 vjeçare nga qyteti i Durrësit, e cila ndërroi jetë më 11 mars.