Koronavirusi ka vrarë personin e tretë në Itali.
Vik tima është një grua e cila ka humbur jetën në një spital në Kremones. Ajo kishte disa ditë që ishte shtruar në spital pas infektimit nga virusi vdekjeprurës ndërsa gjendja e saj u rëndua së tepërmi derisa sot humbi betejën me jetën.
Ndërkohë në Itali të paktën 130 persona janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.