Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra .

Ndryshe, në Maqedoni gjatë ditës së djeshme u regjistruan gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkoi në 114.

Sipas vendbanimit: Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1)