Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri

17

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se tek Spitali i Infektivit humbi jetën pacientja 71-vjeçare,

e infektuar me COVID-19, duke rritur numrin në gjashtë viktima.

Sipas ministrisë, e moshuara ndodhej në terapi intensive, ( në frymëmarrje të drejtuar). Dosja.al bëjnë me dije se dy rinj në Elbasan janë të infektuar me COVID-19.

Mësohet se ata janë vëllezër dhe se babai i tyre është gjithashtu i infektuar dhe ndodhet tek Spitali Infektiv në Tiranë.