‘Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve’

Republika e Maqedonisë nuk i ka zbatuar reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve, kurse serbët janë degë e rusëve. Ne nuk duam t’i sjellim Titon dhe Stalinin në BE.

Kështu ka thënë ish-presidenti Rosen Plevneliev duke iu përgjigjur pyetjes së BGNES-it lidhur me rezultatet e vizitës së fundit të kryeministrit Kiril Petkov në Shkup.

Reklame

Plevneliev përmendi si shembull pozitiv Shqipërinë, e cila së bashku me Maqedoninë e Veriut është kandidate për negociatat e anëtarësimit, por siç thotë ai, ndryshe nga Shkupi, Tirana ka zbatuar reforma të gjera në vitet e fundit.(INA)