Shërbimi sekret DSK kishte hapur operacion ndjekje “Platforma” për “Platformën e Tiranës”

Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) në vitin 2017 kishte procesuar një rast të shifruar “Platforma” që ndërlidhej me Platformën e Tiranës dhe ngjarjet e prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ky detaj ka dalur në seancën e javës së kaluar në gjykatë kur filloi procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit në Kuvend, përcjell INA duke u thirrë në media maqedonase. DSK kishte udhëhequr operacionin “Platforma”, ndërsa avokatët e personave të a kuzuar për 27 prillit kanë kërkuar dokumentacionin lidhur me këtë. Ky detaj ka kaluar i pavërejtuar nga mediat që kanë ndjekur seancën.

Një nga avokatët i ka bërë kërkesë gjykatës që të kërkoj nga Agjencia e Sigurisë Publike që të sigurojë dokumente për operacionin “Platforma”, që ishte udhëhequr atëkohë nga DSK. Në opinion asnjëherë nuk është përmendur se ka pasur ndonjë operacion të tillë, ndërsa për herë të parë është përmendur dhe janë kërkuar dokumente në seancën e filluar në Gjykatën Penale.

Me këtë kanë ngelur shumë pyetje të hapur se kur daton hetimi, kush e kishte organizuar dhe zbatuar, a qëndron pas këtij operacioni ish-udhëheqësia e DSK apo pjesë të saj, që nuk ishin nën kontroll dhe se cili ishte qëllimi i këtij operacioni. “Platforma e Tiranës” ishte marrëveshja e partive politike shqiptare e nënshkruar para zgjedhjeve të 2016 në Maqedoni, ku mediat dhe politika maqedonase e quajti dokument të arritur me ndihmën e Tiranës zyrtare, gjegjësisht kryeministrit Edi Rama. Kjo marrëveshje ishte shkas që të organizohen protesta të vazhdueshme para Kuvendit, që kulmuan natën e 27 prillit të 2017. (INA)