Shërohen edhe 20 persona nga Shkupi, 12 nga Dibra

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë në moshë 60 vjeçare, prej të cilëve dy nga Llabunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë edhe dy persona, një nga Velesi (67) dhe një nga Kumanova (59).

Me dy teste negative dhe në gjendje të mirë shëndetësore nga Klinika infective janë lëshuar 10 pacientë të shëruar, kurse janë regjistruar edhe 32 pacientë tjerë të shëruar (12 nga Dibra dhe 20 nga Shkupi), të cilët shërohen në kushte shtëpiake, njofton Ministria e shëndetësisë.

Reklame

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste tjera me Covid 19. sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë-25, Shtip-1, Prilep-10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid 19 në Maqedoni ka arritur 908.