Shërohet nga korona virusi funksionari i lartë i Lëvizjes BESA

Advertisment

Funksionari i lartë i Lëvizjes BESA nga Tetova Adnan Azizi ka lënë Klinikën Infektive në Shkup ku ka qenë i shtruar si pasojë e korona virusit.

Ai tani ka përcjell mesazhin e tij në Facebook ku thotë se do të kthehet më fuqishëm.

Reklame

Të dashur miq dhe dashamirë,

Në pamundësi për t’iu përgjigjur secilit nga ju që më keni shkruar, ju falenderoj të gjithve për kujdesin e treguar në këto ditë që kam qenë i shtruar në spital.

Unë për momentin jam shëndoshë e mirë dhe i falenderoj të gjithë ata që kanë treguar kujdes për shëndetin tim, ndërsa në të njejtën kohë le ta kuptojnë edhe ata të cilët me dashakeqësi janë interesuar se ku ndodhem unë, se jam shëndoshë dhe së shpejti kthehem edhe më fuqishëm bashkë me ata që më kanë mbeshtetur dhe janë lutur për shëndetin tim.

Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. ☝🏻