Shërohet pacientja e parë e prekur nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut

Advertisment

Ministria e shëndetësisë raportoi se rezultatet e pacientes së parë të prekur nga virusi korona janë tashmë negative, transmeton Portalb.mk.

“Ajo ishte për herë të dytë në testim pas diagnozës së virusit sipas rekomandimit të Organizatës botërore të shëndetësisë. Negative në virusin korona është edhe 16 vjeçarja paciente”, deklarojnë nga ministria.

Reklame

Ministria raportoi se ndërkohë janë testuar edhe dy pacientët, te të cilët rezultatet kanë dal negative.

“Gjendja shëndetësore e gjashtë pacientëve që shërohen në Klinikën për sëmundje infektive është e qëndrueshme, ndërsa pacientja e shtatë është krejt qëndrueshme dhe nuk është e infektuar, por mjekimi i saj nuk ka mbaruar. Ajo do të mbetet akoma e strehuar në Klinikë”, deklarojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në fund të muajit shkurt kishte konfirmuar se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia.