Sherr në studio, vjehrra sulmon ish- nusen: Le burrin dhe e tradhëtove me të vëllanë

Advertisment

26-vjecarja nga Burreli thotë se u dëbua nga shtëpia e bashkëshortit në Librazhd, bashkë me dy fëmijët binjakë, nga ish-vjehrra, ndërsa djalin e madh 8-vjecar ia morën.

‘Ai më akuzon mua se e kam tradhëtuar me vëllain e tij, Viktorin. Madje ai dyshon se edhe binjakët i kam me vëllain e tij. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Drejtësia le të vendosë. Unë jam gati të bëhen analizat e AND-së, për të vërtetuar këtë gjë. Ka qenë vjehrra ajo që ka njoftuar Ibrahimin se unë kam shkuar me djalin tjetër. Por kjo nuk është e vërtetë’,- sqaron ish-nusja.

Reklame

Në një lidhje telefonike ish-vjehrra, Fatime Mema hedh poshtë cdo fjalë të thënë nga ish-nusja në studio, se është ajo shkaktarja e ndarjes së ciftit. Ajo lëshon live akuzën e rëndë, atë se ish-nusen e ka ‘kapur mat’ me djalin tjetër.

Ish-Vjehrra: Është në gjyq ajo me djalin tim. Ata e dinë vetë.
Odeta Dume: Ju e akuzoni nusen se ka patur marrëdhënie intime me djalin tjetër ?
Ish-Vjehrra: Nëse e ka bërë e di vetë ajo. Le të flaës vetë ajo. Ta the unë ty. Ishte ora 12 e natës. Ai ishte ngjitur në katin e dytë. Cuni ishte i pirë dhe i gjeta të dy bashkë. I gjeta të përqafuar. Djali i vogël 8 vjec në dhomë përkundte binjakët, se po qanin.

Ish-Nusja: Nuk është e vërtetë
Ish-Vjehrra: Është e vërtetë që c’ke me të
Odeta Dume: Ku ishte djali tjetër Ibrahimi?
Ish-Vjehrra: Ishte në Mal të Zi
Ish-Nusja: Jo ka qenë në Librazhd, me gruan tjetër
Ish-Vjehrra: Jo
Ish-Nusja: E di unë, që të ka bërë dhurata ajo. Të vinte mirë kur merrje dhurata nga ajo
Ish-Vjehrra: I thashë t’i mari binjakët të vij tek unë.
Odeta Dume: Po ajo nuk mund të jetojë vetëm me ju. Është e re 26 vjece
Ish-Vjehrra: Epo, burr nuk i gjej unë
Ish-Nusja: Vetëm djalin dua. Asgjë tjetër nuk i dua atij. Do vazhdoj jetën me tre fëmijët e mi.

26-vjecarja nga Burreli ka afro 6 muaj që nuk shikon djalin 8-vjecar, që në maj të këtij viti, kur bashkëshorti Ibrahimi, e dhunoi duke e dëbuar nga banesa bashkë me binjakët 2-vjecarë, ndërsa djalin e madh e mori me vete.

‘Që kur lindi djali i madh ai nisi dhunën, pasi donte që ta rriste e ëma. Unë nuk e pranova këtë gjë dhe ai nisi të ushtronte dhunë mbi mua. Në polici nuk kam denoncuar kurrë. Kisha frikë nga bashkëshorti sepse ai më kërcënonte. Qëndrova në atë shtëpi për hir të djalit, për të mos e lënë pa baba. Sot kam edhe dy binjakë. Ai nuk u gëzua fare kur unë mbeta shtatzënë përsëri. Ai njoftoi nënën e tij të më dëbonte nga shtëpia, duke i thënë se do të më vriste nëse nuk largohesha. Ai ishte larguar prej kohësh nga fshati në Librazhd, pasi jetonte me një grua tjetër. U largua nga shtëpia kur mësoi se unë isha 4 muajshe shtatzënë. Kur linda binjakët ai nuk erdhi më në shtëpi të jetonte me ne. Ai më tha se do martohej edhe një herë. Nuk të dua më më tha. Ai u largua me tjetrën dhe vjehrra më dëboi duke më thënë ik, se nuk të do më djali im. Bashkëshorti faturoi makinën, e pruri në fshat dhe me coi tek nëna ime. Djalin e madh e mori dhe e coi në Tiranë. Nuk e kam takuar që nga ai moment. Vjehrra ime nuk më jepte as qumësht, për binjakët. I kycte ushqimet. Kërkova strehim tek mami, ku jetoj ende sot. Në kushte shumë të vështira. Nuk kam asnjë të ardhur’.

Hamideja jeton në Burrel, tek e ëma në kushte të vështira ekonomike. Ibrahimi është zhvendosur në Tiranë, ku jeton me djalin e madh dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa binjakët që jetojnë me nënën kërkojnë vazhdimisht të atin dhe vëllain e tyre të madh. Që nga shtatori i këtij viti janë në proces divorci, ku në kërkesën paraprake bashkëshorti kërkon marrjen e kujdestarisë së djalit, ndërsa binjakët t’i kalojnë nënës.