Shëtiste pozitiv me koronavirus, kallëzim penal për 58-vjeçarin

Advertisment

MPB deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penale kundër personit T.J.(58) nga Radovishi, për shkak se i njëjti dyshohet se ka shkelur nenin 205 të Kodit Penal, respektivisht i njëjti akuzohet për mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në periudhën nga 17 deri në 31 mars, burrit nga Radovishi i është dhënë urdhër nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor që t’i nënshtrohej mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit në shtëpi, sepse ai kishte pasur kontakte me një person nga Shkupi, i cili u diagnostifikua me Covid-19.

Reklame

“Më 4 prill, rreth orës 10:30, i pandehuri ka shkuar në një festë me rastin e ndërtimit të një shtëpie të re në Radovish dhe ka pasur takim me pronarin e ndërtesës ndërsa rreth orës 12:00 në të njëjtën ditë ai vizitoi një pikë për shpërndarjen e dërgesave të shpejta në Radovish, ku kishte kontakte me punonjësin. Me këtë, i pandehuri ka rrezikuar personat me të cilët ka pasur kontakte”, thonë nga SPB-Strumicë.

T.J. ishte testuar për koronavirus në Qendrën për Shëndet Publik në Shtip më 31 mars, ndërsa me 5 prill ishte informuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Deri në marrjen e rezultateve, ai nuk ka respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vendimet e Qeverisë, edhe pse ishte udhëzuar që të qëndronte në izolim deri në marrjen e rezultateve.