Shfaqen rastet e reja me Covid, Kina izolon 11 milionë banorë

Kina ka vendosur 11 milionë njerëz të qytetit verior të Shijiazhuang nën bllokim pasi më shumë se 100 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan atje.

Banorët janë të ndaluar të largohen nga qyteti dhe shkollat gjithashtu janë mbyllur. Veç kësaj, bëhet e ditur se më shumë se 5 000 njësi testimi janë ngritur në mënyrë që çdo banor të mund të testohet.

Reklame

Shifrat e reja thuhet se janë më të lartat që Kina ka parë në më shumë se pesë muaj. Vendi ka qenë në gjendje të përmbajë shpërthime të tilla duke ndërmarrë menjëherë veprime të ashpra.

Provinca Hebei, ku ndodhet Shijiazhuang, raportoi 120 raste të reja të enjten dhe të gjitha, përveç njërit prej këtyre infeksioneve, ishin në qytet.

Virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019 para se të shndërrohej në një pandemi globale.

Ndalimi i së enjtes vjen vetëm disa javë para Vitit të Ri Kinez, një kohë kur njerëzit në Kinë udhëtojnë masivisht për të kaluar pushimet me familjet e tyre.