Shfaqet Vesel Memedi, ka një porosi për kryeministrin shqiptar (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Vesel Memedi në një prononcim për AbcNews ka folur lidhur me idenë e kryeministrit dhe se sipas tij, mandati i kryeministrit në duart e shqiptarëve.

“Edhe LSDM, edhe VMRO, të reflektojnë dhe të kuptojnë drejt rolin konstruktiv, të jashtëzakonshëm që kanë pasur shqiptarët në këto tri dekada, dhe njëherë e përgjithmonë të pranojnë se shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë vend, por janë njerëz që e kanë në pronë,

Reklame

ashtu siç e kanë edhe maqedonasit, dhe për ta dëshmuar se janë për një shoqëri për të gjithë, duhet me çdo kusht të pranojnë kryeministrin e parë shqiptar, që është pozicioni më i lartë politik në shtet, dhe në këtë mënyrë do të dëshmojnë se politika e kaluar ka përfunduar dhe tani po fillon një epokë e re e të bërit politikë këtu në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Memedi.

Partia e tij RDK nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, me arsyetimin se nuk dëshirojnë edhe më tepër të përçajnë votën shqiptare në Maqedoninë e veriut. Mirëpo kjo parti gjatë fushatës doli në përkrahje të BDI-së dhe idesë së saj për kryeministër shqiptar. /abcnews.al/