Shfaqet virusi i ri në Kinë, një burrë vdes nga Hantavirusi

107

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka mbërthyer mbarë botën në ankth dhe në masa të rrepta vetizolimi, një numër i madh sëmundjesh të tjera po nxjerrin kryet.

Rastet e gripit të derrave dhe të shpezëve tashmë janë raportuar në Indi dhe në vende të tjera. Dhe së fundi, një burrë nga Kina ka dalë pozitiv në testin për hantavirus.

Global Times-i kinez ka postuar në Twitter se një burrë nga Provinca Yunnah ka vdekur ndërsa po kthehej në Provincën e tij Shandong duke shkuar në punë me autobus të hënën. 32 njerëz të tjerë që ishin në atë autobus janë testuar po ashtu për virusin, shkruan FirstPost, përkthen Periskopi.

Por, çka është hantavirusi?

Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), hantaviruset janë një familje virusesh që shpërndahen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë një numër të madh sëmundjesh te njerëzit.

Ajo mund të shkaktojë sindromin pulmonar të hantavirusit (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromë të veshkave (HFRS).

Megjithatë, kjo sëmundje nuk mund të mbijetojë në ajër dhe mund të shpërndahet vetëm nëse njerëzit kanë kontakt me njëri-tjetrin me urinë, feces dhe pështymë të brejtësve.

Simptomat e hershme të HPS-së janë lodhja, ethet, shtangimet e muskujve, bashkë me kokëdhimbje, marramendje dhe probleme abdominale. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të çojë në kollitje dhe probleme në frymëmarrje që mund të jenë fatale, me shkallë vdekshmërie deri në 38 për qind, sipas CDC-së.