SHGM dhe KEMM kërkojnë kujdes të jashtëzakonshëm kur raportohet për tragjedi personale ose vetëvrasjeve

hoqata e Gazetarëve (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), me rastin e raportimit në disa media në lidhje me përpjekjet për vetëvrasje, u bëjnë thirrje gazetarëve të respektojnë plotësisht standardet dhe normat etike dhe të përmbahen nga informimi sensacional.

Duam të rikujtojmë nenin 7 të Kodit të Gazetarëve, sipas të cilit “gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit”. Po ashtu, duam të rikujtojmë edhe detyrimet e mediave, që i përmban neni 8 i Kodit, sipas të cilit “mënyra e informimit në raste të fatkeqësive duhet të jetë e çliruara nga senzacionalizmi”. Këto nene të Kodit i referohen qartë detyrimit të gazetarëve për të raportuar mbi rastet e vetëvrasjes ose rastet e tentativës vetëm në rastin e një interesi më të gjerë publik ose në rastin e figurave publike, në mënyrë që të informojnë publikun në mënyrë objektive dhe të shmangin spekulimet e mundshme. Por, edhe në ato raste, gazetarët kanë përgjegjësinë të raportojnë në një mënyrë të ekuilibruar, me prova të besueshme të konfirmuara nga burimet relevante dhe, gjithmonë, duke respektuar dhimbjen personale dhe pikëllimin e të afërmve të tyre.