Shifra alarmante në Gjermani, regjistrohen mbi 22 mijë raste të reja

Rastet e të infektuarve me koronavirus në Gjermani kanë kaluar zyrtarisht shifrën 2 milion, ndërsa vala e dytë vazhdon të rritet në gjithë vendin.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 22 368 raste të reja dhe 1 113 vd ekje në 24 orët e fundit, që është mbi mesataren shtatëditore të rasteve dhe fataliteteve.

Reklame

Vd ekjet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të vi ktimave të vendit në 44.994 dhe konfirmuan se numri i infeksioneve ka arritur në 2 milionë që nga fillimi i pandemisë një vit më parë.
Gjermania shënoi një milion në nëntor të vitit të kaluar dhe dyfishoi numrin e saj në vetëm shtatë javë, duke treguar ashpërsinë e valës së dytë të COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kohët e fundit zbuluan variante më ngjitëse të virusit në Britani dhe Afrikën e Jugut në Gjermani, por mbetet e paqartë nëse rritja e fundit e numrave është e lidhur me këto mutacione.