Shifra dramatike nga Britania, 260 të vdekur brenda 24 orëve nga Koronavirusi

Advertisment

Departamenti i Shëndetësisë tha se 260 persona të tjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje dramatike njëditore që e çoi totalin në 1019 viktima.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është tani 34% më i lartë se shifra ekuivalente dje, rritja më e madhe e përqindjes ditore nga 18 mars, kur numri i përgjithshëm u rrit nga 71 në 104 , një kërcim 46%.

Reklame

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, gjithsej 120,776 njerëz janë testuar për koronavirus deri në 28 Mars, me 17.089 rezultate pozitive. Nga ata që gjenden në spital në Britani të Madhe, 1,019 njerëz kanë vdekur.