Shifra të frikshme nga Itali, mbi 3600 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

Advertisment

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara para disa minutash, vetëm gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur për 3626, shkruan lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID19 ka shkuar në 31,506, ndërsa 2503 prej tyre kanë vdekur.

Reklame

Pacientë të shëruar janë 2941, ndërsa prej të infektuarve, 2060 janë në terapi intensive.

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus është 17.