Shifra të frikshme nga koronavirusi një njeri vdes çdo 16 minuta në Madrid

Madridi shënon në spitale një të vdekur çdo 16 minuta dhe cilësohet si një nga qytetet më të prekura të Spanjës nga koronavirusi, me më shumë se 3 mijë persona të shtruar.

Këto të dhëna janë raportuar në faqen zyrtare të gazetës El Pais, e cila shpjegon se në bilanc nuk janë të përfshirë personat të cilët kanë ndërruar jetë nëpër strukturat e tjera sanitare.

Sipas ekspertëve është e pamundur të thuhet shifra e saktë e të prekurve. Në kryeqytet personat e infektuar shkojnë në mijëra.

Ministri i Shëndetësisë spanjolle, Salvador Illa, ka bërë me dije se qeveria do të vendosi në dipozicion të luftës kundër pandemisë 210 milionë euro. Për më tepër, autoritetet kanë shtuar rreth 50 mijë profesionistë, si mjekë dhe infermierë, për t’i bërë ballë urgjencave.

Bilanci i fundit i raportuar nga autoritetet shënon 803 viktima dhe 17.395 të prekur, ndër ta 900 janë në terapi intensive dhe 1.107 të shëruar.