Shifrat marramendëse të Sanremos, ja sa u pagua Alketa Vejsiu

Advertisment

Pas një spektakli kaq të madh fshihen dhe shumë të mëdha parash që janë paguar të ftuarit prezantuesit që në fund të fundit e bëjnë më të bukur mbrëmjen.

Italia nuk ka nxjerrë një informacion zyrtar për pagesat por me ato që thuhet nëpër medjat e ndryshme Italiane Amadeus prezantuesi I të 5 netëve është paguar 500 deri në 600 mijë euro.

Reklame

Fiorello dhe Tiziano Ferro janë paguar rreth 250 mijë euro, ndërsa Antonella Clerici thuhet se do të marrë rreth 50 mijë euro.

 

Më pas në rradhë nga prezantueset e ndryshme që u ftuan ishte dhe e dashura e Cristiano Ronaldos e cila thonë se është paguar 140 mijë euro.

Ndërkohë që të gjithë të dftuarat e tjera si Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Francesca Sofia Novello, Diletta Leotta, Laura Chimenti dhe Emma D’Aquino kanë marrë 25 mijë euro.

Në total “Sanremo 2020” ka shpenzuar rreth 16 deri në 18 milion euro, një shifër që përfshin si tarifat e prezantuesve dhe të ftuarve ashtu edhe 5 milionë që do t’i paguhen Komunës së Sanremos (së cilës i shtohen edhe 200 mijë euro shtesë për ngjarjet e planifikuara në sheshet e qytetit). Nga të gjitha këto që përmendëm më sipër Georgina Roudriguez ështe e vetmja që këto para I ka dhënë për bamirësi për ndërtimin e një spitali në Torino.