Shiko: Boksieri shqiptar e tmerron kundërshtarin me këtë veprim brutal gjatë matjeve, një ditë para meçit

57
#

Në pasditën e sotme u kryen edhe matjet zyrtare për meçin ndërmjet boksierit shqiptar Florian Marku dhe anglezit Tommy Broadbent.

Florian Marku peshoi 66 kilogramë ndërsa Tommy Broadbent 66.2 kg. Marku e frikësoi atë gjatë matjeve. Dueli do të zhvillohet nesër mbrëma në Angli në sallën O2 Arena.

Se a do të jetë në gjendje ta qojë rekordin e tij të fitoreve në 4 apo Broadbent do ta befasojë Markun gjithçka do të zbulohet nesër mbrëma. /Periskopi.com/