Shikoni momentin kur Kurti iku nga gazetarët pas takimit me Mustafën (video)

Advertisment

Albin Kurti priti gati një orë pas takimit me Isa Mustafën që gazetarët të largohen nga dalja e pasme e objektit të Kuvendit të Kosovës, dhe më pas u largu pa u penguar nga askush.

Ai u largua pa thënë asnjë fjalë, ndonëse disa gazetarë dhe kameramanë ende ishin jashtë.

Reklame

Sikurse Kurti veproi edhe shoqëruesi i tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Por, për dallim nga Albin Kurti që çdo herë po përdorë pjesën e pasme të objektit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që tu ikë mediave, Isa Mustafa edhe sonte ka defiluar para gazetarëve, i shoqëruar nga Vjosa Osmani.