Shikoni si Behrami me shokë e bllokuan Neymarin në ndeshjen Zvicër-Brazil (VIDEO)

1003

Mediat zvicerane vazhdojnë të lavdërojnë paraqitjen e yllit shqiptar, Valon Behrami ndaj Brazilit.

“20 min” ka bërë një përmbledhje me video të paraqitje së Behramit ndaj yjeve të pesë herë kampionëve të botës, veçanërisht Neymarit, përcjell albinfo.ch.

Ai nga ‘Blick’ ka marrë notën 6, apo notën maksimale, derisa është lavdëruar edhe nga lojtarët e tjerë të Zvicrës, trajneri dhe tifozët. Behrami luajti deri në minutën e 71-të, kur u desh të zëvendësohej pas një lëndimi muskulor.

Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm ndaj Serbisë, takim që zhvillohet të premten nga ora 20:00.