Shikoni si dje votuesit e kanë ngjyrosur ndryshe hartën e Kosovës

Duket se Vetëvendosje po del fituese në mënyrë bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Me mbi 95% të votave të numëruara, VV ka rreth 48% të pjesës totale të votave.
VV-ja tani ka tejkaluar 359,851 votat e marra nga LDK e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, duke thyer rekordin për më shumë vota të fituara nga ndonjë parti në historinë e pasluftës në Kosovë. Kjo parti gjithashtu po eklipson pjesën rekord të votave të LDK-së prej 45.65% (gjithashtu në vitin 2001).

Përqindja më e lartë e votave e VV-së ishte 27% (në vitin 2017).

Të gjitha partitë e tjera të mëdha kanë parë rënie të votave krahasuar me vitin 2019.

LDK-ja ka pësuar ‘kolaps’ me rreth 13% dhe kjo parti është në rrugën e duhur për rezultatin më të keq në historinë e saj. Përqindja më e ulët e votimit për këtë parti ishte 24.54% në vitin 2019.

PDK ka përfunduar e dyta, por përqindja e votimit me rreth 17% është gjithashtu më e ulta ndonjëherë. Përqindja më e ulët e saj ishte 21.23% që mori në vitin 2019.

Nisma duket se do të humbasë pragun prej 5% të kërkuar për të siguruar vende në Kuvend.

Ndërkohë, pjesëmarrja në votime është më e larta që nga viti 2004.