Shipkovicë, 11 anëtarë të familjes Ramadani akoma pa kulm mbi kokë

Advertisment

Deri para një viti, në këtë shtëpi jetonte familja 11 anëtarëshe Ramadani nga Shipkovica. Zjarri kishte lënë pa kulm mbi kokë familjen Ramadani të cilët u detyruan të jetojnë në shtëpi me qira. Arben Ramadani, i punësuari i vetëm i kësaj familje thotë se Komuna e Tetovës kishte premtuar ndihmë prej 250 mijë denarëve, por për një vit, përpos vendimit nuk kanë marrë asnjë denarë.

Vendimi po, është i bërë për t`i lëshuar të hollat por të holla nuk ka asgjë. Kam një vit që shkoj tek komuna po veç më thonë do shohim, do bëhet por asnjë ndihmë nuk ka nga komuna. Jemi me qira që kur është djegur shtëpia. Ndihmë nga askush nuk kemi, përballemi me skamje, me varfëri, mundohemi ta paguajmë qiranë. T`iu them të drejtën, veç shpirti im e di se si ia dal unë kur vjen muaji për të paguar qiranë, ujin rrymën. Për fëmijët për familjen nuk ngel asgjë -u shpreh Arben Ramadani.

Reklame

Ndihma e vetme që ka pranuar familja është ajo e shoqërisë, thotë i zoti i shtëpisë, Zulfi Ramadani.

Që atëherë jetoj me qira. Vet s`mbrihet qiraja, 150 euro në muaj e paguaj, paguaj edhe rrymën, ujin, s`di çka të them, na ka ndihmuar edhe shoqëria nga pak me përmbajtje, s`di çka të them – tha Zulfi Ramadani, pronar.

Nga Komuna e Tetovës nuk sqarojnë për vonesat, po thonë se së shpejti familja mjetet do i ketë në xhirollogari./Alsat