Shisnin kokainë, policia italiane arreston shtetas të Maqedonisë dhe Shqipërisë (video)

Advertisment

Autoritetet italiane kanë ezkekutuar operacionin e koduar “Shqiponja” i cili ka cuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptaro-maqedonas që trafikonte drogë të tipit kokainë, hashash e marijuanë në territorin e qytetit të Aquilas.

Ky grup drejtohej nga shqiptarë të cilët furnizoheshin me drogë nga shqiptarë të tjerë me veprim në qytetin e Romës dhe në komunat Tivoli e Cerano.

Reklame

Nën hetim janë vënë 18 persona, shtetas shqiptarë, maqedonas e 3 italianë, 6 prej tyre janë nën arrest burgu me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike dhe për bashkëpunim në aktivitet kriminal.

Pas një aktiviteti investigativ kompleks është zbardhur se trafikantët përdornin një gjuhë të kriptuar për të komunikuar mes tyre.

Çdo dozë kokainë 0.5 gramë identifikohej me emrin karamele, 1 gramë kokainë njihej me emrin gisht, pesë gishta ishin të barabarta me 5 gramë kokainë, 1 gur nëkuptonte 10 gramë kokainë etj.

Para se të shitej me pakicë droga fshihej në vende të caktuara në terren si nën tokë apo në muret e varrezave të qytetit të Aquilas.

Ky grup kriminal kishte një rrjet të gjerë korrierësh në territor të cilët merrnin porositë shpesh përmes telefonit e sistemit WhatsApp.

Çdo dozë kokainë prej 0.5 gramë shitej 50 euro.

Gjatë aktivitetit investigativ janë sekuestruar 2.5 kg kokainë dhe 2 kg hashash.