Shiti makinën e tij BMW X5 për të ndihmuar nevojtarët: Tregimi i berberit nga Çairi i Shkupit

Advertisment

“Unë dua të ndihmoj, dua të jem si një udhëheqës ushtrie që mund të arrijë në çdo adresë ku ka fëmijë të uritur dhe të trishtuar. Por nëse askush nuk më ndihmon dhe shteti mbetet i shurdhër ndaj thirrjeve të mia, unë do të duhet të ndalem sepse nuk mund t’u përgjigjem të gjitha kërkesave”.

Kështu thotë Fevzi Ali, qytetari turk i cili jeton në Maqedoni dhe që mundohet t’ua kthejë shpresën personave të uritur. Misioni i tij për humanizëm ka filluar në vitin 2014, kur pas një zjarri që përjetoi në banesën e tij në Çair i premtoi vetes dhe Zotit se do një pjesë nga ajo që do të fitojë, do ta ndajë për të ndihmuar të tjerët.

Reklame

Ai gjithashtu thotë se moment kyç në jetën e tij ka qenë edhe shkuarja në Vjenë, ku e ka vizituar kushëririn e tij dhe ka gjetur punë si berber.

“Shkova për të vizituar kushëririn tim, për ta parë dhe për të bërë një shëtitje. Më pëlqen të shëtis në vende të bukura. Atje takova një pronar të një salloni flokësh për burra dhe gra dhe kështu me shaka ramë dakord për të parë se si punoj. Unë e rregullova një klient, pastaj një tjetër dhe kështu me radhë … Në ditët në vijim, një nga punonjësit u desh të largohej për disa ditë për shkak të detyrimeve dhe unë u thirra ta zëvendësoja”.

“Pas asaj pronari vendosi të më punësojë dhe pasi që flas shumë gjuhë arrita të kem klientët e mi. Flas mirë turqisht, shqip, maqedonisht, gjermanisht. Pak di edhe frëngjisht, serbisht, ndërsa tani shoqërohem edhe me romët dhe mësoj disa nga fjalët e tyre. Me çdo klient kam komunikuar në gjuhën e tyre. Dhe, kur flet në gjuhën e tyre, sigurisht edhe do të qeshësh dhe kështu fitohet. Nuk është vetëm të dish të punosh, por duhet edhe të guxosh”, thotë Ali për “mkd.mk”.

Ai thotë se pas disa viteve punë në sallonin e flokëve në Vjenë, është bërë edhe shef dhe punon me 27 kolegë.

Nga maji i vitit 2009 deri nëntor 2019 ka punuar në Vjenë, ndërsa për kohë të shkurtë është kthyer në Maqedoni në vitin 2014.

Zjarri i cili për pak do të ishte i kobshëm për të, thotë se ia ka ndryshuar jetën dhe se prej atëherë është betuar se kur të “ngrihet në këmbë” do të ndihmojë njerëzit dhe në vend që t’i ruajë paratë, do t’i investojë për ta bërë dikë të lumtur.

“Mirësia është në zemrat e njerëzve, ne vetëm duhet ta zgjojmë atë. Në vitin 2014 erdha në një qëndrim të shkurtër nga Vjena në Maqedoni dhe përjetova një zjarr të rëndë në ndërtesën ku unë jetoj në Çair. Ndërtesa mori flakë dhe digjej nga kati i 5-të deri në të 9-të. Kur banesa e parë mori flakë, zjarri u përhap shpejt në katet e sipërme. Për të shpëtuar veten, unë theva xhamin dhe sapo arrita të hidhesha në një dhomë tjetër të banesës, dëgjova një shpërthim të fortë të bombolave ​​të gazit.

Era e gazit filloi të më mbyste dhe atëherë nuk mbaj mend shumë. E di që dikush po fliste me mua, ata po më merrnin poshtë, këmba ime ishte prerë dhe kisha një plagë të madhe. Unë isha në një gjendje kome toksikologjie për dy javë dhe nuk e dija nëse isha gjallë apo i vdekur”.

“Kur u zgjova fillova t’i shoh njerëzit, por sikur me mjegull. I premtova vetes dhe Zotit se një pjesë prej asaj që do të fitoj do ta jap për humanizëm, për njerëzit që kanë nevojë. Kur u shërova, sërish shkova në Vjenë dhe punova për të fituar, por edhe për të realizuar premtimin tim”.

“Unë u kam dhënë shumë para njerëzve dhe nuk pendohem aspak. Periudhën e pandemisë e kam përdorur më së shumti për këtë, sepse në këtë periudhë ka pasur shumë njerëz që kanë humbur punën dhe kanë qenë pa të ardhura. Nënat beqare kanë përparësi. Unë u ktheva në Maqedoni në 2018 për martesën e vëllait tim dhe tani përsëri para Vitit të Ri”, thotë Fevzi Ali.

Ai më tej shton se këtu sërish ka arritur të fitojë të ardhura në biznesin familjar, por ajo që e ka befasuar dhe shqetësuar më shumë është ndarja në mes njerëzve dhe fati i tyre jo i mirë.

nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Radhë të gjata “për një copë bukë” në Beograd
Përmes fotografive ngacmuese, Era Istrefi njofton se është bërë banore rezidente e Londrës
“Lista Shqiptare” pas takimit me mandatarin Krivokapiq: Nuk dëshirojmë poste, por realizim të zotimeve tona për shqiptarët në Mal të Zi
Koalicioni shqiptar nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Malit të Zi: Partitë fituese e quajnë shtetin e Kosovës të rremë dhe terrorist
“Ka shumë fat të trishtuar dhe njerëz të varfër këtu në Maqedoni. Ka shumë raste sociale. Kur i prisja flokët dikujt, ata më thoshin ‘Ali, nuk kam para për të të paguar, madje nuk kam paguar as energji elektrike’. Dhe kështu fillova të ndihmoj, dhe në të njëjtën kohë të realizoj atë që kam premtuar. Unë jam njeri i fjalës. Fillova të ndihmoj 3 familje. Fillova të postoj në Facebook për misionin tim të vogël dhe modest. Kishte lavdërime, por edhe kërkesa për më shumë ndihmë dhe kështu hapa faqen për njerëzimin ‘Bëhu Ali’”, thotë ai.

Fuqia e rrjeteve sociale, thotë se i ka ndihmuar për të zbuluar vendet se ku është e nevojshme ndihma, por edhe ia ka vështirësuar punën, pasi ato tre familjet janë bërë 30, pastaj 300.

Sipas llogaritjeve të tij, deri tani ai për tetë muaj në misionet e tij humanitare ka harxhuar rreth 12 mijë euro. Ndërsa për t’i ndihmuar të gjithë ata që i kanë kërkuar ndihmë, ai thotë se para disa muajve e ka shitur makinën e tij “BMW X5” për 8.500 euro dhe të gjitha këto mjete i ka dhënë për të ndihmuar të tjerët.

Ali thotë se në ditë merr nga 50 deri 60 mesazhe, duke shtuar se ai më nuk i kërkon njerëzit, por njerëzit e kërkojnë atë.

Ai bënë apel që të ndihmohet me donacione nga njerëzit e tjerë human, pasi siç thotë, ndihma është e nevojshme në shumë vende.

Tregimin e tij për humanizëm që e filloi në Facebook, Ali dëshiron ta vazhdojë në organizatë e cila do të ketë njerëz të punësuar dhe do të funksionojë për të ndihmuar nevojtarët. Por ai bënë apel për ndihmë nga shteti dhe politikanët.

Çdokush që dëshiron të ndihmojë me para, ushqime, veshje ose materiale tjera për shtëpi, mund t’i shkruajë Fevzi Ali në faqen e tij në Facebook, ose ta kontaktojë nëpërmjet numrit të telefonit: 070330566.