Shiu i rrëmbyeshëm në Shkup shkul disa drurë (VIDEO)

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi pasditen e sotme qytetin e Shkupit ka shkaktuar disa dëme, përcjell TV21.

Në parkingun afër ndërtesave tek Q.T. “Mavrovasja” është rrëzuar një dru që ka dëmtuar disa vetura përreth. Një tjetër dru është shkulur në rrugën “Cvetan Dimov”, gjegjësisht te “Çairçanja”. Rrugët tjera të qytetit gjithashtu janë mbushur me ujë.