Shkarkimi i Trumpit: Republikanët bëhen me Demokratët në votimin në Kongres

Advertisment

Një numër i madh i politikanëve të lartë në partinë Republikane kanë thënë se do të votojnë për shkarkimin e Presidentit Trump mbi rolin e tij për incidentin në Kongres.

Republikani i tretë me nam në Dhomën e Përfaqësuesve, Liz Cheney, tha se z.Trump “ngriti flakën” e su lmeve, që rezultoi në pesë vd ekje.

Reklame

Votimi pritet të mbahet në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën [sot].

Në paraqitjen e parë publike që nga dhu na në Kongres, presidenti nuk mori kurrfarë përgjegjësie për të, shkruan BBC.

Demokratët e kanë ak uzuar z.Trump për nxitjen e mbështetësve të tij që të futeshin dhu nshëm në ndërtesën e Kapitolit në një fjalim përpara rebelëve.

A do të shkarkohet Trump?

Meqë demokratët mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, z.Trump pritet të bëhet i pari president amerikan që hetohet për shkarkim dy herë. Ai u bë presidenti i tretë amerikan që u hetua për shkarkim në dhjetorin e 2019-s, mbi ak uzat për shkeljen e ligjit duke i kërkuar Ukrainës që ta hetonte z.Biden. Senati e shfajësoi.
Nëse z.Trump hetohet për shkarkim sot, Senati do të mbajë një proces për të përcaktuar fajësinë e tij./Periskopi