Shkëlqen Duda Balje me veshje tradicionale (FOTO)

Advertisment

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje së fundi po shfaqet më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim në Kuvend dhe jetën e përditshme.

Duda Balje, këto ditë e fundit ka publikuar fotografi e veshur me veshje tradicionale. Ajo ka postuar imazhe në rrjetet e saj sociale.

Reklame

Përveç fotografive, deputetja nuk ka treguar se për çka bëhet fjalë. GazetaBlic, ka kontaktuar me Duda Baljen për t’i parashtruar disa pyetje lidhur me këto foto dhe çka synon për realizimin e tyre.

‘Me këto fotosesione unë si deputete dëshiroj t’i tregoj botës se edhe ne në Kosovë kemi veshje të bukura tradicionale. Kam veshur, veshje shumë të vjetra ka qenë një qystek i vjetër 300 vjet që unë e kam vesh dhe jam e emocionuar jashtëzakonisht shumë. Kam veshur veshje të Rugovës.

Poenta e realizimit të këtyre fotove është vetëm për të treguar se edhe ne në Kosovë kemi, veshje, kulturë dhe me këto jap një mesazh‘, ka thënë deputetja. Në të njëjtën kohë, shtoi se kishte zgjedhur të vesh, veshje të kulturave të ndryshme si rome, boshnjake.Disa nga imazhet që deputetja ka zgjedhur të qarkullojn në rrjete sociale: