Shkelqim Reci: Suksesi në Gjermani bazohet në tre shtylla: testimi, izolimi dhe trajtim

Advertisment

Shkëlqim Reçi, mjek anesteziolog në Gjermani tha për emisionin “Programi 200” se Gjermani ka sukses të madh në përballjen e situatës së krijuar nga korona. Ai tha se trendi i të infektuarve është në ulje. Tre shtyllat kryesore të suksesit, sipas Reçit, në Gjermani janë testimi, izolimi dhe trajtimi.

“Numër i madh testimesh shënjestruan rastet që dyshohej se kishte infeksione, janë bërë 350 mije deri 400 mijë testime në javë. Ndërkohë, pritet rritje deri 800 mijë testime në javë”, thotë Reçi. Ndërsa 30 mijë respirator dhe 45 mijë shtretër janë në dispozicion në Gjermani. Ndërkohë mosha e të prekurve, rreth 80%, është mbi moshën 60-vjecare dhe janë persona që nuk kamë shumë sëmundje shoqëruese. Sipas tij, rol ka luajtur edhe vetndërgjëgjësimi i popullatës. Gjermanët u besuan studiuesve, mjekëve, transparencës institucionale.

Reklame

Sipas Reçit masat e marra të vetizolimit në Gjermani kanë pasur sukses. Ai tha se duhet ta kuptojnë të gjithë që ky virus është vdekjeprurës. Ai u bëri një apel edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të lënë idetë konspirative, dhe duhet të binden se virusi ekziston dhe se virusi sulmon mushkëritë dhe i shkatërron ato në pak kohë.