Shkencëtarët italianë pretendojnë se kanë gjetur vaksinën e koronavirusit

Advertisment

Studiuesit italianë pretendojnë se janë të parët në botë që kanë gjetur vaksinën për të neutralizuar COVID-19. Raportohet se ata e kanë testuar vaksinën tek minjtë, nga ku u vërtetua që organizmi i brejtësve, prodhonte antitrupat e nevojshëm që shkencëtarët prisnin. Vaksina është zbuluar nga “Takis Biotech” me bazë në Romë.

Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar dhe i vjen në ndihmë organizmit tonë, për të luftuar një infeksion specifik. Rezultatet paraprake nga testet laboratorike, treguan se antitrupat e krijuar gjatë provës tek minjtë, ishin në gjendje të mos lejonin që qelizat njerëzore, të infektoheshin me koronavirus. Shefi ekzekutiv i “Takis”, Luigi Aurisicchio, zbuloi se skuadra italiane planifikon të fillojë testimet në vjeshtë.

Reklame

“Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit me anë të një vaksine”, u shpreh Aurisicchio.