#

Macet dhe qelbësit mund të infektohen me koronavirus dhe ta përhapin atë te kafshët e tjera, por kjo gjë nuk ndodh me qentë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ekspertët infektuan qëllimisht kafshët me koronavirus për të parë nëse ato mund të kontraktonin sëmundjen si rezultat ose të ishin në gjendje ta transmetonin atë tek kafshët e tjera, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ekipi gjithashtu zbuloi se pulat, rosat dhe derrat nuk janë të rrezikuar ndaj virusit.

Zbulimet vijnë pas katër rasteve të izoluara të kafshëve shtëpiake të infektuara me koronavirusin e ri, duke përfshirë dy qen në Hong Kong dhe një mace në Belgjikë.

Një mace e dytë u zbulua gjithashtu këtë mëngjes që kishte testuar pozitivisht me virus, pasi pronari i tij u sëmur.

Në të katër rastet, kafshët shtëpiake besohet se kanë kapur virusin nga pronarët e tyre. /Lajmi.net/