Shkencëtarët: Mesi bindshëm më i mirë se Ronaldo

Advertisment

Një grup i shkenctarëve kompjuterik nga Belgjika, pretendojnë se e kanë gjetur formulën definitive për ta përcaktuar se cili është lojtar më i mire në mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Profesorët e Universitetit “KY Leuven” kanë bashkëpunuar me disa ekspertë holandezë të të dhënave për t’i dhënë fund debatit. Formula merr në konsideratë të gjitha aspektet e lojës nga futbollistët, poashtu edhe kontributin e tyre në fushë në role ofanzive dhe defanzive.

“Vlera e një lojtari futbolli shpesh vendoset nga golat dhe asistimet. Goli është event i rrallë, sepse një mesatare prej 1,600 aksioneve ndodhin në një ndeshje. Modeli ynë e shikon secilin aksion – gjuajtje, pasim, driblim, ndërhyrje – dhe kalkulon vlerën e secilës,” tha mes tjerash Hese Dejvis, një profesor i Universitetit.

Reklame

Pas gjithë këtyre kalkulimeve, kush doli në krye?

“Epo, Messi. Dhe atë bindshëm. Ylli i Barcelonës pati një VAEP (formula kalkuluese që i merr parasysh të gjitha aspektet e lojës) prej 1.21, krahasuar me vetëm 0.61 të Ronaldos. Në sezonin e parë, vlerësimet për Messin dhe Ronaldon janë shumë të përafërta me njëri-tjetrin. Nga edicioni 2015/16 e tutje, Mesi ka bërë hapa para rivalit të tij,“ tha njëri prej analistëve që ndihmoi në studimin. (Lajmi.net)