Shkencëtarët: Stuhia që goditi Pekinin nuk ishte me rërë, por diçka më keq (VIDEO)

Stuhia që mbuloi Pekinin disa ditë më parë me një ngjyrë kafe-portokalli nuk ishte me rërë, domethënë ajo që mbart grimca rëre, por ishte një stuhi pluhuri.

Kjo mund të tingëllojë si një ndryshim i parëndësishëm që ka rëndësi vetëm për gjeologët, por madhësia e grimcave luan një rol të madh në shëndetin e banorëve.

Grimcat e rërës janë grimca më të mëdha se 0,06 mm në diametër, dhe grimcat e pluhurit janë më të vogla, më të lehta dhe mund të udhëtojnë shumë, shumë më larg. Era nuk do të dërgojë rërën aq lehtë në distanca të mëdha, pra qindra kilometra, ndërsa pluhuri do të përhapet shumë më lehtë në të gjithë botën.

Grimcat më të vogla se 10 mikrometra, dhe veçanërisht ato më të vogla se 2.5 mikrometra, përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, sepse ato janë mjaft të vogla për të përfunduar në mushkëritë tona.