Shkencëtarët: Vaksina nuk do e kthejë jetën në normalitet në pranverë

Advertisment

Edhe një vaksinë efektive nuk do e kthejë jetën në normalitet në pranverë. Kështu paralajmëron një grup shkencëtarësh të njohur, shkruan BBC.

Vaksina shpesh shihet si zgjidhja përfundimtare për pandeminë. Por një raport i hartuar nga shkencëtarët për Shoqatën Mbretërore Britanike thekson se duhet të jemi realistë se çfarë do të arrijë vaksina.

Reklame

Ata thonë se kufizimet duhet të hiqen gradualisht dhe se do të duhet të paktën një vit për daljen e vaksinës.

Aktualisht janë 200 vaksina në proces prodhimi në mbarë botën. Procedurat po zhvillohen me shpejtësi.

Shkencëtarët thonë se edhe nëse vaksina do jetë efikase, do të duhet të paktën gjashtë muaj deri në 1 vit për procesin e vaksinimit. Pastaj procesi i prodhimit të vaksinës është i mbushur me plot dështime, thonë shkencëtarët.

“Nuk bëhet fjalë për rikthimin e jetës në normalitet në mars,” thekson raporti.

Të dhënat e para nga vaksinat tregojnë se ato ofrojnë mbrojtje, por nuk dihet nëse ajo është e mjaftueshme plotësisht.