Shkencëtarja kineze që u ‘arratis’ në SHBA: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Advertisment

Një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA nga frika se mund të vri*tej vjen me një deklaratë të bujshme ku shprehet që virusi vd*ekjeprurës që po shkakton mijëra vik*tima në mbarë botën e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze. Prej kohësh Kina është nën su*lmin e shumë vendeve të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht.

Reklame

Megjithatë doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Ajo shprehet për mediat britanike se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj.

“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha Li. Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill”.

“E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha njësoj si protestuesit në Hong Kong” përfundoi doktoresha kineze.