Shkëndija “demolon” Renovën dhe kalon në çerekfinale

Sot u zhvilluan përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Në derbin lokal të Tetovës, skuadra e Shkëndijës demoloi Renovën, pran rezultatit bindës 5-0. Merxhani, Hebaj dhe Shala, ishin autor të golave për “kuqezinjët”, të cilët siguruan biletën e çerekfinales.

Fitore bindëse shënoi edhe Bregallnica, e cila me 4-0 mundi skuadrën e Ohrit. Katër gola shënoi edh Sileksi, që mundi Bellasicën me 4-2.

Ndërkohë falë golit të shënuar nga Cvetanovski, FC Shkupi mundi Tikveshin me 1-0 në stadumin në Çair.

Katër skuadrat e tjera siguruan kualifikimin në çerekfinale, përmes penaltive, pasi që nuk kishte fitues në 90 minutat e rregullta. Me këtë rast, Vardari eliminoi Skopjen, Makedonija Gjorçe Petrovi ishte më i sukseshme se Akademia Pandevi, ndërsa Pelisteri dhe Struga Trim Lum, eliminuan Rabotniçkin, respektivisht Borecin.

KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES

STRUGA TRIM LUM 1–1 Borec (5-4, penalti)

Akad. Pandev 1–1 MAKEDONIJA GJ.P. (5-6)

SHKËNDIJA 5–0 Renova

VARDARI 0–0 Skopje (5-4)

BREGALLNICA 4–0 Ohri

BELLASICA 4–2 Sileksi

PELISTERI 0–0 Rabotniçki ( 5-4)

FC SHKUPI 1–0 Tikveshi