Shkëndija do luaj në Gostivar, Renova në Tetovë

Advertisment
HTML Image as link

Të shtunën do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e javës së 30-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Sipas rregullores së Federatës Futbollistike të Maqedonisë, ndeshjet e 3 javëve të fundit të sezonit, duhet të zhvillohen në kohën e njëjtë.

Problem i vetëm është terreni në Tetovë, kua luajnë Shkëndija dhe Renova. Me marrëveshje është vendosur që Renova të jetë nikoqir në javën e 31 dhe 33-të, ndërsa Shkëndija do të luajë në Gostivar.

Reklame

Renova sfidon Bellasicën, ndërsa Shkëndija takohet me Struga Trim Lum. Në përballjet e tjera, Pelisteri takohet me Akademia Pandev, FC Shkupi sfidon Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Sileksi përballet me Borecin.

Në derbin lokal të Shkupit, Vardari takohet me Rabotniçkin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13.00.