Shkëndija e FC Shkupi, mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë

Në Nion u hodh shorti për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pas së cilës Shkëndija dhe FC SHkupi, mësuan kundërshtarët potencial në raundin e tretë. Shkëndija në rast se kalon Rigën e Letonisë, në raundin e tretë do të përballet me fituesin në mes Follgores dhe Hiberniansit.

FC SHkupi në rast se kalon Santa Klarën e Portugalisë, në raundin e tretë do të sfidojë fituesin e përballjes në mes Olimpisë se Sllovenisë dhe skuadrës “Birkirkara” nga Malta.

Reklame

Në raundin kryesor, kampioni i Kosovës, Prishtina, në rast mund Nomadin e Uellsit, në raundin e tretë përballet me fituesin e sfidës Valur – Bodo Glimt.

Ndërkohë Teuta e Shqipërisë, në raudin e tretë mund të sfidojë Shamrok Roversin, në rast se del fitues në përballjet me Inter D’Eskallades.