Shkëndija e Tetovës në radhët e saja gjithmonë ka pasur futbollistë të talentuar

Kur Berat Imeri ishte kapiten i juniorëve të Shkëndijës. Po kush janë emrat tjerë të asaj gjenerate të artë?

Shkëndija e Tetovës në radhët e saja gjithmonë ka pasur futbollistë të talentuar. Dhe, kjo fotografi është dëshmia më e mirë.

Trajneri i mirënjohur tetovar, Ibrahim Luma ka ndarë ca fotografi të dikurshme të tija në facebook, mes tyre edhe këtë të ekipit të juniorëve të Shkëndijës nga viti 1996.

Kapiten i asaj skuadre të talentuar ishte Berat Imeri, trajneri i njohur dhe me perspektiv nga Tetova, ndërsa aty janë edhe emrat e mirënjohur si Evzal Jahiu, Arsim Ibrahimi, Burhan Emurllahu dhe të tjerë që nuk po na kujtohen emrat.

Kush i njeh futbollistët e tjerë mund të na ndihmojë që të na shkruaj, ndërsa ne si fan-page i falënderojmë./reshat ibrahimi