Shkëndija rinovon kontratën me trajnerin Ernest Gjoka

Advertisment

Shuhen të gjitha dy shimet për sa i përket timonierit të Shkëndijës së Tetovës.

Ernest Gjoka do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës shqiptare që militon në elitën e futbollit maqedonas.

Reklame

Tekniku kryeqytetas ka rinovuar kontratën me skuadrën kuqezi.

Kujtojmë që kohët e fundit në mediat maqedonase ka qarkulluar emri i Ilir Dajës, si një alternativë e mundshme për të marrë drejtimin e Shkëndijës, por në fund drejtuesit kuqezinj, i kanë besuar 50-vjeçarit.